“N’VOTER ME VALIN”, këtë javë sjell bukuritë e fshatit Kovragë të Burimit (Istogut).
Përmes kësaj episode, një nga banorët e këtij fshati rrëfen punën e tij si një 73-vjeçar, Sadik Blakaj, i cili kultivon katër lloje të mollëve dhe thotë se nuk heq dorë nga kjo punë me bujqësi.
“73 vjet, por nuk heq dorë prej bujqësisë”, thotë ai.
Tutje tregon se shumicën e punëve për mollët e kultivuara i bën ende ai vetë.
“Hala punoj: krasitjen e bëj vetë, vjeljen e bëj vetë, spërkatjen”
“I kam katër lloje të mollëve. I kemi shtatë hektarë me vëllain. Punën e kemi numër një”