Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Bujar Osmani takohet me Lordin Peach

Bujar Osmani takohet me Lordin Peach

Ministri i punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, nëpërmjet rrjetit të tij social facebook, ka njoftuar se është takuar me të dërguarin special të Kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimor, Lordin Stuart Peach.

Me këtë rast ministri Osman,i ka deklaruar se kanë shkëmbyer mendime  për situatën aktuale të sigurisë dhe politike në vendet e rajonit, nën dritën e kontekstit gjeopolitik kompleks.

Sipas ministrit Osmani, integrimi i rajonit në Bashkimin Evropian, rrumbullakimi i projektit evropian, është investimi më i mirë për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e kontinentit evropian.

Në fund krye diplomati nga  Maqedonia e Veriut ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të projektit britanik për zbatimin e proceseve reformuese që lidhen me forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit.

/TV Arbëria

 

Themes by WordPress