Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Bujar Osmani sërish në Kiev: Shkretimi i qytetit nga agresioni rus më tronditi thellë

Bujar Osmani sërish në Kiev: Shkretimi i qytetit nga agresioni rus më tronditi thellë

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot në mëngjes ka mbërritur në Kiev, që është vizita e parë pune në kuadër të kryesimit të Maqedonisë me OSBE-në.

“Pas nëntë orësh udhëtimi me tren, mbërritëm në Kiev. Duke pritur me padurim takime produktive me udhëheqësit ukrainas për të diskutuar mënyrat për të forcuar sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe për të ndihmuar njerëzit në terren”, shkroi Osmani në Twitter.

Ndërsa, më herët, Osmani kishte shkruar se dënon sulmet e raketave ruse në Dnipro.

“Ne dënojmë me forcë sulmet e raketave Ruse në Denipro duke synuar infrastrukturën kritike dhe duke shkaktuar viktima të civilëve”.

Kjo është vizita e dytë e Osmanit në Ukrainë, pasi në fillim të majit 2022, si ministër i Punëve të Jashtme, ai zhvilloi një takim në Kiev me shefin e diplomacisë ukrainase, Dmytro Kuleba dhe zyrtarë të tjerë të lartë shtetërorë të Ukrainës.

/TV Arbëria

Themes by WordPress