Ministri Bujar Osmani sot në Tiranë u drejtua në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit, i cili paraqet nismën më të rëndësishme rajonale me ndikim të madh në perspektivën europiane të të gjithë rajonit.
“Procesi i Berlinit ka evoluar në një platformë udhëheqëse për bashkëpunim rajonal që ka peshë të madhe politike dhe ekonomike, si dhe shërben si fuqi lëvizëse për bashkëpunimin rajonal, por edhe ndihmon rajonin të arrijë qëllimin e tij strategjik – integrimin e plotë në Bashkimin Europian”, theksoi Osmani.
Duke iu referuar zgjerimit, Osmani tha se është inkurajuese që debati i brendshëm i BE-së për këtë çështje dhe mënyrat për ta lehtësuar atë po fiton ritëm dhe cilësi. Në këtë kontekst, shpallja e Planit të ri për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor duhet të synojë rritjen e konvergjencës me BE-në, duke mundësuar qasje në nxitësit kryesorë të rritjes, siç është Tregu i vetëm dhe ndihma financiare.
/TV Arbëria