Ish-portieri dhe legjenda e Parmës dhe Juventusit është bërë pjesë e stafit të Luciano Spallettit në Kombëtaren e Italisë, aventurë të cilën e ka konsideruar si të papërshkrueshme.
Gigi Buffon sapo ka nisur aventurën e tij të re si kreu i delegacionit të kombëtares italiane, pozitë për të cilën ka thënë se ka më pak përgjegjësi, por që për shkak të përvojës, duhet të jap këshilla për lojatrët herë pas here.
“Si kryetar delegacioni gjithçka është shumë më e bukur dhe më e qetë, por njësoj e dini që keni përgjegjësi të vogla dhe herë pas here duhet thënë fjalën tënde. Këshillat e vogla, por jo vetëm për lojtarët, mund të jetë e rëndësishme të japësh një vizion pak më ndryshe për shkak të përvojës. Gjëja që më pëlqen më shumë është të kthehem në një mjedis që e njoh prej 30 vitesh dhe të gjej njerëz që kam lënë këtu pesë vjet më parë.”, theksoi Buffon.
Ai shtoi se ishte ngopur nga futbolli në fushë, andaj është i kënaqur për këtë punë të re.
“Jo, jo realisht. Isha i ngopur me futbollin, këto ditë duke i parë të stërviten nuk kam pasur asnjëherë gjysmë dëshire. Jam i kënaqur me zgjedhjen time dhe e di që nuk është kështu për të gjithë, jam jashtëzakonisht i kënaqur me këtë zgjedhje.”, theksoi Buffon.
Italia emëro Luciano Spalletti pas dorëheqjes së Roberto Mancinit.
/TV Arbëria