Pierre-Emerick Aubameyang nuk pritet të jetë pjesë e skuadrës së Chelseat para ndeshjes së sotme me Liverpoolin, bënë të ditur “Sportsmail”.
Kjo gjë do të ndodhë pavarësisht faktit që do të ketë një trajner të ri sonte në “Stamford Bridge”.
Graham Potter u shkarkua si trajner i Chelseat pas më pak se shtatë muajve në krye të klubit, me “Blutë” që renditen në pozitën e 11-të në Premier Ligë.
Shkarkimi erdhi pas humbjes së Chelseat 2:0 si vendas kundër Aston Villas të shtunën, me Potter që ka fituar vetëm 12 ndeshje nga 31 prej tyre sa ishte në stolin e klubit londinez.
Bruno Saltor, i cili lëvizi së bashku me Potter nga Brightoni drejt Chelseat për të qenë pjesë e stafit në “Stamford Bridge”, do të jetë në krye të skuadrës sonte si trajner i përkohshëm.
Me Saltor që ndeshjen e parë si trajner e ka kundër Liverpoolit, spanjolli ka vendime të mëdha për të marrë sa i përket formacionit zyrtar sonte.
Aubameyang po e ka të vështirë që të luaj që prej se kaloi te Chelsea nga Barcelona gjatë verës. Sulmuesi ka shënuar vetëm tre gola në 18 ndeshje me “Blutë” këtë sezon dhe nuk ka luajtur që prej humbjes ndaj Tottenhamit në muajin shkurt.
Ndërkaq, Mason Mount pritet që të jetë në bankën rezervë sot. Sikurse Aubameyang, Mount nuk është paraqitur për klubin që nga humbja ndaj Tottenhamit. Anglezi ka qenë duke vuajtur nga një lëndim dhe së fundmi u detyrua që të largohet nga grumbullimi me Anglinë. Sidoqoftë, ai ishte i gatshëm që të jetë në bankën rezervë në ndeshjen e fundit të Chelseat./TV Arbëria