Armando Broja nuk do të jetë i disponueshëm për Evertonin në ndeshjen e radhës së Premierligës.
Klubi anglez përballet me Chelsean, të dielën më 22 dhjetor, shkruan “Gazeta Express”.
Këto të fundit zotërojnë kartonin e Brojës, për këtë nuk lejohet që sulmuesi shqiptar të aktivizohet. Është vetë rregulli i Premierligës, që ndalon aktivizimin e lojtarëve të huazuar.
Kujtojmë se Evertoni afroi 23-vjeçarin e Kombëtares shqiptare në shtator.
Edhe pse ishte i dëmtuar, Broja u huazua me shpresën për të dhënë kontributin e tij pas rikuperimit.
Në dy ndeshjet e fundit mori minuta, që i mjaftuan për të treguar disa prej aftësive të tij në repartin ofensiv.