Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Broja: Jam gati për një sezon të madh

Broja: Jam gati për një sezon të madh

Armando Broja është rikthyer në stërvitje të rregullta me Chelsean nën urdhrat e trajnerit Mauricio Pochettino pas lëndimi i cili e mbajti për disa muaj jashtë fushës.

Ai është shprehur shumë i lumtur që po stërvitet me bashkëlojtarët pasi e kishte të vështirë të qëndronte për kaq shumë kohë i vetmuar.

“Definitivisht ndihem shumë mirë që jam rikthyer së bashku me pjesën tjetër të grupit. Ishte kohë e gjatë dhe nuk ishte e lehtë të qëndroja i vetëm, por jam krenar që jam rikthyer me bashklojtarët dhe jam shumë i kënaqur”, tha fillimisht Broja.

Ai shtoi se po punon fuqishëm për t’u kthyer në formën më të mirë dhe premtoi që do të ketë një sezon të madh në edicionin 2023/24.

“I kemi nisur stërvitjet më herët këtë vit dhe kjo po më jep fuqi shtesë, kështu që jam shumë falënderues që kam mundësi të përgatitem në stërvitjet parasezonale. Isha jashtë fushave dhe dua ta përgatis veten time sepse nuk është e lehtë kur ke lëndime dhe gjëra të tilla. Po pres një sezon të madh dhe dua të jep në formën time më të mirë dhe të filloj nga këtu”, theksoi Broja

Reprezentuesi shqiptar pret që të ketë më shumë minuta nën urdhrat e trajneri Maurucio Pochettino, teksa largimi i mundshëm i Romelu Lukakut do t’ia lehtësonte edhe më shumë këtë synim.

/TV Arbëria

Powered by WordPress