Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Rajoni > Bërnabiq kërkon nga BE-ja që ta ndihmojë lirimin e ish-policit Pantiq

Bërnabiq kërkon nga BE-ja që ta ndihmojë lirimin e ish-policit Pantiq

Ana Brnabiq, kryeministre e Serbisë, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të ndihmojë në lirimin e ish-policit, Dejan Pantiq.

Sipas saj, në Kosovë “janë duke u arrestuar shumë serbë të pafajshëm”, pa ofruar prova për pafajësinë e tyre.

Këto komente, Brnabiq i bëri gjatë një takimi të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane, ka raportuar Tanjug.

Ajo ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, duke thënë se po të zbatoheshin marrëveshjet e Brukselit gjërat do të ishin ndryshe.

Më parë edhe drejtori i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, Petar Petkoviq, e ka përmendur ish-policin, Dejan Pantiq, duke pretenduar që gjendja e tij shëndetësore është e keqe dhe se nuk po i lejohet mjeku.   /TV Arbëria

Themes by WordPress