Një britanik vdiq pasi atij iu dhanë 22 ‘doza alkooli’ në vetëm 90 minuta në një klub striptizi në Poloni, thanë autoritetet në vend.
Viktima, e cila është identifikuar vetëm si 36-vjeçari Mark C për shkak të ligjeve lokale të privatësisë, ishte në një natë në Krakov me një mik muajin e kaluar kur ata vizituan një klub të quajtur Wild Nights, shkruajnë mediat britanike.
Hetuesit thanë se Mark ishte veçse i dehur dhe, pasi ishte joshur nga hyrja falas, u përpoq të refuzonte pijet që i ofroheshin vazhdimisht nga anëtarët e stafit.
Megjithatë, ai u shërbye me 22 “doza të forta” alkool përpara se të rrëzohej dhe më vonë të vdiste.
Zyra e Prokurorit Kombëtar të Polonisë tha se turisti kishte një përmbajtje alkooli në gjak prej të paktën 0.4%, që konsiderohet vdekjeprurëse.
Sipas autoriteteve polake, Markut iu grabitën 2200 złoty – ekuivalenti i 475 eurove – ndërsa ai ishte pa ndjenja.
Të enjten e kaluar, policia tha se kishte akuzuar 58 persona si pjesë e grupit të krimit të organizuar pas një sërë bastisjesh në klubet e natës.
Byroja e Hetimit të Policisë Qendrore polake (CBSP) tha se klubet kishin një “strategji” përmes së cilës ata dehnin klientët përpara se t’u vidhnin paratë.
Një video e publikuar nga agjencia tregoi të dyshuarit duke u arrestuar dhe pajisje elektronike, kompjuterë, para të gatshme dhe telefona duke u sekuestruar nga vendet e ngjarjes.
Mes të arrestuarve ishte edhe grupi që e detyruan Mark të pinte veten deri në vdekje, thanë ata.
/TV Arbëria