Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Britanikët thonë se për dy vjet kanë trajnuar 34 mijë rekrutë ukrainas, përmend ndihmën e Kosovës

Britanikët thonë se për dy vjet kanë trajnuar 34 mijë rekrutë ukrainas, përmend ndihmën e Kosovës

Ministria britanike e Mbrojtjes ka thënë se bashkë me 11 kombe tjera partnere po e mbështesin Ukrainën në trajnimin e rekrutëve.

Ministria ka thënë se Op Interflex deri tash janë trajnuar 34 mijë rekrutë ukrainas me ndihmën e aleatëve, përfshirë edhe Kosovën.

“Mbretëria e Bashkuar dhe 11 kombe partnere qëndrojnë si një për të mbështetur Ukrainën në trajnimin e rekrutëve. Op Interflex, me qendër në Britaninë e Madhe, ka trajnuar mbi 34,000 rekrutë ukrainas me ndihmën e partnerëve tanë, përfshirë edhe anëtarin më të ri Kosovën”, thuhet në postimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

 

/Arbëria TV