Ambasada Britanike në Kosovë ka uruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, si dhe të gjithë ata që u përfshinë në organizimin e procesit zgjedhor të dielën, duke e konsideruar atë një proces tjetër të rregullt zgjedhor.
Në një postim në Facebook, ambasada ka shprehur pritshmërinë për formimin e institucioneve të reja të Kosovës.
“Ishte kënaqësi të shihnim disa nga zyrtarët dhe vullnetarët duke punuar me përkushtim sot për numërimin e votave. Presim me padurim formimin e shpejtë të institucioneve të Kosovës sapo rezultatet të certifikohen”, thuhet në postimin e ambasadës.