I Dërguari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, është deklaruar se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të çojë drejt krijimit të një të ardhmeje multietnike dhe respekt të ndërsjellë. Më këtë ai ka nënkuptuar se rasti e zgjidhjes së problemit të Irlandës së Veriut, duhet të shërbej si model dhe si opsion në bisedimet Prishtinë-Beograd. “Kjo [Marrëveshja e Belfastit] është një mësim I mirë për pajtim. Ka të bëjë me koncesione, me negociatat, por mbi të gjitha ka të bëjë me vazhdimin e dialogut”, ka thënë Peach për Tanjug. Marrëveshja e Belfastit ndryshe njihet edhe si Marrëveshja e së Premtes së Mirë, përmes së cilës palët kundërshtare kishin gjetur zgjidhje në rastin e Irlandës së Veriut, 25 vjet më parë.
Këto deklarime të të dërguarit të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, vijnë në një vjetorin e Marrëveshjes së Brukselit dhe planit të zbatimit të saj të arritur në Ohër, ku Prishtina dhe Beogradi me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, janë pajtuar për normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve, ndonëse këto marrëveshje nuk janë nënshkruar. Mirëpo ky fakt, nuk e ka penguar si Bashkimin Evropian ashtu edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës që t’i konsiderojnë se obligative për të dyja vendet këto marrëveshje. Mirëpo edhe përkundër këtij “normalizimi” tensionet vetëm sa janë shtuar ndërmjet dy vendeve.
Mirëpo, ky deklarim i diplomatit britanik, po ashtu po ndodh edhe në një kohë edhe kur janë shtuar edhe thirrjet për organizimin e një konference ndërkombëtare për marrëveshje për Kosovën dhe Serbinë. Ndonëse, Ambasadori Amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka pohuar se tash për tash në vend të një konferencë ndërkombëtare për marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, të dy shtetet duhet të fokusohen për zbatimin e marrëveshjes që është arritur në Bruksel dhe Ohër. Megjithatë, pohimet e Stuart Peach, se Marrëveshja e Belfastit mund të përdoret si model edhe për Kosovën dhe Serbinë, krijojnë “dyshime” se Britania e Madhe, për dallim nga SHBA-të dhe Bashkimi Evropian nuk e konsideron Marrëveshjen bazë të Brukselit që derivon nga plani franko-gjerman si adekuate për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
/TV Arbëria