Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Britania do t’i sigurojë Ukrainës automjete speciale zjarrfikëse

Britania do t’i sigurojë Ukrainës automjete speciale zjarrfikëse

Britania informoi të premten se do t’i sigurojë Ukrainës 15 automjete të ndërhyrjes së shpejtë dhe dy automjete të mëdha me shkumë përpara ditës së 500-të të fillimit luftës ruse.

“Mbretëria e Bashkuar do të ofrojë Ukrainës 17 automjete të specializuara të zjarrfikësve për shërbimet e shpëtimit dhe zjarrit, kryesisht me burim nga Forca Ajrore Mbretërore (RAF) dhe Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtim, njëra prej tyre e ofruar nga Qeveria e Uellsit”, thuhet në një deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes.

Deklarata vuri në dukje se pajisjet do të ndihmojnë në forcimin e aftësisë së Ukrainës për t’iu përgjigjur dëmeve të shkaktuara nga sulmet ruse.

“Këto automjete të specializuara zjarrfikëse do të rrisin aftësinë e Ukrainës për të mbrojtur infrastrukturën e saj nga fushata ruse e sulmeve me raketa dhe dron dhe do të vazhdojnë mbështetjen tonë për Ukrainën, për aq kohë sa duhet”, tha sekretari i Mbrojtjes, Ben Wallace në një deklaratë.

Në përgatitje për mbërritjen e automjeteve, personeli i Shërbimit Ushtarak të Zjarrfikësve të Ukrainës kreu stërvitje në RAF Wittering, bazën kryesore operative dhe selinë e Forcave A4 RAF, e cila është një stacion kryesor për stërvitjen e fluturimit.

/TV Arbëria

 

Powered by WordPress