Policia ka paralajmëruar se do të reagojë për të ndaluar protestat në qytetet britanike, ndërsa vijojnë trazirat pas vrasjes së tre vajzave të vogla gjatë javës në një qytet në veriperëndim të vendit.
Dhjetëra arrestime kanë ndodhur ndërsa akte dhune janë regjistruar nga kryeqyteti i Irlandës së Veriut, Belfast, në Liverpool në veriperëndim të Anglisë dhe Bristol në perëndim.
Trazirat shpërthyen ndërsa qindra protestues kundër emigracionit u mblodhën në disa qytete të vendit, pasi në mediat sociale u përhapën informacione të rreme se sulmi me thikë ndaj fëmijëve që po merrnin mësime për vallëzimin në qytetin Southport u bë nga një emigrant mysliman i radikalizuar.
View this post on Instagram