Një numër personash mendohet se kanë vdekur pasi një varkë e vogël emigrantësh u mbyt në orët e para të mëngjesit të sotëm në La Mansh, pranë Kentit në Britani të Madhe.
Autoritetet nuk i kanë konfirmuar ende viktimat.
Një operacion i madh kërkim-shpëtimi filloi nga autoritetet britanike, pas raportimeve për një incident rreth orës 03:40 GMT.
Rojat bregdetare, marina franceze dhe një ambulancë ajrore u dërguan për ndihmë.
Një anije peshkimi, e cila ishte gjithashtu në zonë, ndihmoi në shpëtim.
U përfshinë gjithashtu helikopterë të rojës bregdetare, HM nga Lydd dhe Lee on Solent.
Shërbimi i Ambulancës në Bregun Juglindor tha se u thirr pas raportimeve të incidentit dhe dërgoi ekuipazhe në Dover, Kent, për të ndihmuar në përpjekjet e shpëtimit.
Qeveria britanike tha se ishte në dijeni të incidentit. /TV Arbëria