Suksesi që arritëm në vitin 2024 u bë pengesë për Partinë Demokratike të Kosovës, kështu deklaroi drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Bekim Brestovci në emisionin “ARB DEBAT” në TV Arbëria.
Brestovsi duke komentuar gjendjen me mbeturina në kryeqytet tha se kjo ka qenë pikërisht arsyeja e prishjes së koalicionit me PDK’në këtë komunë.
“Suksesi që arritëm në vitin 2024 u bë pengesë për Partinë Demokratike të Kosovës, sepse tani më të gjithë e dinë që edhe prishja e koalicionit me PDK-në kryeqytet ka ndodhë kryesisht për një gjendje tepër të keqe që ka mbizotëru me mbeturinat e Drejtoria e Shërbimeve Publike është udhëheqë nga Partia Demokratike e Kosovës dhe ardhja ime si drejtor, përmirësimi i dukshëm me menaxhimin e mbeturinave që ka ndodhë në gjysmën e dytë të vitit 2024 natyrisht që dikujt nuk i ka shku për shtati, sepse në një masë të madhe e ka justifiku veprimin e kryetarit Rama për ndrrimin e drejtorit në Drejtorinë e Shërbimeve Publike”, tha ai.
Më tej Brestovci tha se “me vet faktin që nuk kanë pasë rrugë tjetër si ta ndalin këtë sukses, janë mundu pastaj që përmes ndërhyrjeve në rregullore me pamundësu hapa konkret të cilët ne vecse i kishim filluar”./TV Arbëria./