Reshje të shiut dhe të breshërit kanë përfshirë disa komuna pasditen e së martës. E prekur nga reshjet ka qenë edhe komuna e Suharekës.
Në fshatin Duhël të kësaj komune reshjet e breshëritë ishin të mëdha.
Në pamjet që janë publikuar nga mediat lokale, shihet se breshëri kishte mbuluar rrugët.
Nuk dihet nëse ka pasur dëme materiale si shkak i reshjeve.