Tri gra janë raportuar të zhdukura brenda 24 orëve të fundit në Kosovë.
Rastet kanë ndodhur në Klinë, Prizren dhe Podujevë.
Raporti i plotë i policisë:
Fsh. Klinavc, Klinë 09.10.2023 – 11:00. Ankuesja femër nga Kosova me datën 11.10.2023 ka raportuar se vajza e saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar.
Rr. Tahir Sinani, Prizren 17.07.2023 – 05:30. Ankuesja femër nga Kosova me datën 11.10.2023 ka raportuar se vajza e saj, viktima femër nga Kosova me datën 17.07.2023 ka dalë nga shtëpia, nuk është kthyer më dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti është duke u hetuar.
Fsh. Lupç, Podujevë 03.10.2023 – 11:00. Ankuesja femër nga Kosova me datën 11.10.2023 ka raportuar se vajza e saj, viktima femër nga Kosova ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar.
/TV Arbëria