Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se dje në katër raste të ndara është raportuar për disa monedha dhe kartëmonedha që dyshohen të jenë të falsifikuara.
Tri raste janë raportuar vetëm në rajonin e Prishtinës, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Të gjitha rastet janë në procedurë hetimore.
Këto janë tri rastet e falsifikimit të parave të raportuara dje në Policinë e Kosovës.
Prishtinë / 19.09-11.12.2023. Më 14.12.2023 një mashkull nga Kosova ka raportuar se gjatë intervalit kohor të lartcekur janë pranuar kartëmonedha dhe monedha metalike të ndryshme që dyshohet të jenë të falsifikuara. Rasti në procedurë hetimore.
Prishtinë / 11.07-13.12.2023. Më 14.12.2023 një femër nga Kosova ka raportuar së gjatë intervaleve kohore të lartcekura, janë pranuar disa monedha që dyshohet të jenë të falsifikuara, rasti në procedurë hetimore.
Prishtinë / 14.12.2023 – 13:35. Një mashkull nga Kosova ka raportuar se nga persona të panjohur janë deponuar monedha metalike dhe kartëmonedha që dyshohet të jenë të falsifikuara. Paratë janë sekuestruar. Rasti në procedurë hetimore.
Ndërkaq, një rast është raportuar edhe në Vushtrri.
“Vushtrri / 05-06.12.2023. Më 14.12.223 ankuesi nga Kosova ka raportuar se më datën e lartcekur e dyshuara femër nga Kosova ka deponuar monedha që dyshohet të jenë të falsifikuara. Rasti në procedurë hetimore”, ka njoftuar Policia.
Kujtojmë se ditë më parë nga Prokuroria Speciale është identifikuar grupi që fuste 2 eurot false në Kosovë, ku 6 persona janë kapur në flagrancë.
/TV Arbëria