Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Brenda 24 ore në Prishtinë shqiptohen 600 gjoba për shkeljet në trafik

Brenda 24 ore në Prishtinë shqiptohen 600 gjoba për shkeljet në trafik

Policia e Rajonit të Prishtinës ka intensifikuar angazhimet e saj për rritjen e sigurisë në trafik, duke zbatuar plane operative dhe duke reaguar ndaj denoncimeve nga qytetarët dhe mediat për shkelje të rregullave nga ngasësit e automjeteve.

Policia me anë të një komunikate për media, bëri të ditur se si pjesë e këtyre masave, njësitë e trafikut kanë punuar për identifikimin dhe ndëshkimin e shoferëve që shkelin rregullat e komunikacionit. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, policia ka shqiptuar rreth 600 gjoba për shkeljet e evidentuara.