Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Brazili merr fitoren e parë në Copa America, fiton bindshëm ndaj Paraguajit

Brazili merr fitoren e parë në Copa America, fiton bindshëm ndaj Paraguajit

Kombëtarja e Brazilit e ka shënuar fitoren e parë në edicionin e sivjetëm të Copa America.

Pas barazimit pa gola me Kostarikën, ”Selecao” shënoi fitore bindëse ndaj Paraguajit, me rezultta 4-1.

Vinicius Junior hapi serinë e golave në minutën e 35-të, derisa Salvio dyfishoi epërsinë në të 43-tin minutë.

Ylli i Real Madridit shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Brazilin e shënoi në 45+5.

Me të nisur pjesa e dytë, Paraguaji ngushtoi rezultatin me golin e Omar Alderete në minutën e 48-të.

Golin e fitores për ”Selecaon” e shënoi Lucas Paqueta në minutën e 65-të, pasi u tregua i sakt nga penalltia.

Me këtë fitore, Brazili është një hap larg kualifikimit në 1/8 e finales, pasi renditet e dyta në Grupin D, me katër pikë, dy më pak se Kolumbia.

Kostarika është e treta me një pikë ndërsa Paraguaji e fundit me zero pikë.

Powered by WordPress