Plani për krijimin e Urdhërit Bektashi si enitet sovran – Kryegjyshata botërore del me deklaratë

Selia Botërore e Bektashinjve e ka mirëpritur propozimin e...

Nesër mbahet protesta e shqiptarëve në Preshevë

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu ka njoftuar...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Brazil, zjarret shkatërrojnë 11 milionë hektarë pyje dhe toka bujqësore

Extra AL PVC

Zjarret në Brazil kanë shkatërruar një sipërfaqe pyjore prej 11 milionë hektarësh këtë vit. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Yan Boechart nga Sao Paulo, kombinimi i thatësirës së madhe, temperaturave mbi mesataren dhe rrymave ajrore jashtëzakonisht të thata, kanë ndikuar në intensifikimin e zjarreve. Shkencëtarët thonë se Brazili po përjeton efektet e ngrohjes globale dhe se e ardhmja mund të sjellë akoma më shumë probleme.

Zjarret këtë vit kanë shkatërruar sipërfaqe të mëdha të pyjeve tropikale të Amazonës në Brazil. Zona të pasura bujqësore dhe madje edhe periferi të qyteteve braziliane janë djegur nga zjarret masive. Zonat e djegura llogariten të jenë sa sipërfaqja e Portugalisë.

Zjarret u intensifikuan gjatë gushtit dhe shtatorit, të nxitura nga temperaturat e larta mbi mesataren, mungesa e madhe e reshjeve dhe rrymat ajrore jashtëzakonisht të thata, me nivele lagështie në disa rajone që llogariten nën 10%.

“Rritja graduale e temperaturës, pakësimi i reshjeve dhe shtimi i rasteve të motit ekstrem janë pjesë e ndryshimeve klimatike globale me të cilat po përballet i gjithë planeti. Megjithatë, vendet tropikale, veçanërisht Brazili, janë shumë më të cenuara.”

Paulo Artaxo, shkencëtar për klimën, i ka kushtuar jetën studimit të ndikimit të ndryshimeve klimatike. Ai nuk shpreh habi për situatën aktuale dhe parashikon një të ardhme edhe më sfiduese për eksportuesit bujqësorë si Brazili.

“E ardhmja e Brazilit, e cila mbështetet tek eksporti i sojës dhe mishit, nuk do të jetë aq e mirë në të ardhshmen, siç ka qenë gjatë 30 apo 40 viteve të fundit”, thotë për Zërin e Amerikës shkencëtari Paulo Artaxo.

Brazili është eksportuesi më i madh në botë i sojës, kafesë, sheqerit, mjaltit organik, duhanit dhe mishit.

Zjarret po dëmtojnë sektorin bujqësor. Në Sao Paulo, rajoni më i madh i prodhimit të kallamsheqerit në vend, humbjet bujqësore vlerësohen në rreth 400 milionë dollarë.

Një ekip në zyrat e qeverisë në Sao Paulo vëzhgon me satelitë vatrat e zjarrit. Ata synojnë të parandalojnë përhapjen e zjarreve të vogla dhe të reduktojnë humbjet.

“Situata ndikon shumë tek jeta e banorëve. Janë ndërprerë aktivitetet shkollore. Spitalet janë mbingarkuar me pacientë me probleme të frymëmarrjes. Zjarret cenojnë të gjithë banorët”, thotë Caio Veneziani me Mbrojtjen Civile të shtetit të Sao Paulos.

Reja e madhe e tymit mbuloi rreth 60% të qiellit të Brazilit, duke ulur në mënyrë drastike cilësinë e ajrit në shumë qytete të mëdha. Thatësira e madhe në Amazonë e ka përkeqësuar situatën, duke izoluar komunitete të tëra që varen nga lumenjtë që po thahen./VOA

spot_img

Të fundit

Ja përse kur plakeni është më vështirë t’ju marrë gjumi

Për shkak se lufta për të fjetur lidhet zakonisht...

A do të rikandidojë më 2028 nëse humbet në zgjedhjet e nëntorit? Ja si përgjigjet Trump

Donald Trump ka përjashtuar mundësinë e kandidimit në zgjedhjet...

Efi Dhedhes me elegancën e saj merr gjithë vëmendjen me fotot e fundit

Efi Dhedhes ka mahnitur me disa fotografi të fundit...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë parashikohet të mbajë mot kryesisht me...

Ja përse kur plakeni është më vështirë t’ju marrë gjumi

Për shkak se lufta për të fjetur lidhet zakonisht me plakjen, mund të mendoni se të moshuarit thjesht kanë nevojë për më pak gjumë. Por...

A do të rikandidojë më 2028 nëse humbet në zgjedhjet e nëntorit? Ja si përgjigjet Trump

Donald Trump ka përjashtuar mundësinë e kandidimit në zgjedhjet presidenciale të 2028 në Shtetet e Bashkuara nëse humbet në zgjedhjet e ardhshme të nëntorit. Duke...

Efi Dhedhes me elegancën e saj merr gjithë vëmendjen me fotot e fundit

Efi Dhedhes ka mahnitur me disa fotografi të fundit të publikuara në Instagram. Ish banorja e Big Brother VIP Albania, është shfaqur tejet elegante duke...