Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka fituar edhe duelin me izraeliten, Geffen Primo dhe ka siguruar gjysmëfinalen e madhe të Lojërave Olimpike.
Distria Krasniqi fitoi me Ippon pas rreth një minuti ballafaqim dhe tashmë ndodhet në gjysmëfinalen e madhe.
Krasniqi ka triumfuar në raundin e dytë ndaj xhudistes nga Indonezia, Ina Maharani, teksa në çerekfinale triumfoi ndaj Primo. Të dyja ballafaqimet i fitoi me Ippon në kategorinë -52 kg.