Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Braho e quan jugo-nostalgjik, Blerim Latifi: Jam krenar që vijë prej një vendi qe 100 vjet e ka luftu Jugosllavinë, ti nuk di asgjë për Kosovë

Braho e quan jugo-nostalgjik, Blerim Latifi: Jam krenar që vijë prej një vendi qe 100 vjet e ka luftu Jugosllavinë, ti nuk di asgjë për Kosovë

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është arrestuar, ka pasur kritika për mënyrën sesi është arrestuar, duke u cilësuar si akt i dhunshëm nga Policia.

Për këtë temë po diskutohet në “Pressing” të T7, të hënën. Në një moment profesori universitar Blerim Latifi, tha se Ilir Meta nuk u arrestua pse është në opozitë, por për veprimet sa ishte në pushtet.

Më pas Alisa Braho i tha se “nëse je jugonostalgjik të ka marrë mali për gjyqet politike”.

“Nëse ti je jugonostalgjik e të ka marrë malli për gjyqet politike, atëherë. Neve nuk na ka marrë malli për gjyqet politike”, ka thënë Braho.

Më pas, Latifi i tha se është krenar që vjen nga një vend që për 100 vjet e ka luftuar Jugosllavinë.

“Unë jam shumë krenar që vijë prej një vendi që 100 vjet rend e ka luftu Jugosllavinë. Kur flet për mua duhesh të kesh kujdes, se ti nuk di asgjë për Kosovë”, ka thënë Latifi. /Gazeta Express