Gazetari Krstiq flet për skenar: Bllokimi i rrugëve u organizua dhe u mbështet fshehtë nga kabineti i Vuçiq

Gazetari Branislav Krstiq ka komentuar bllokadën e rrugëve brenda...

Parashikimi i motit për nesër

Të dielen parashihet mot stabil e kryesisht me diell. Temperaturat...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

BQK: Rritja ekonomike e Kosovës për vitin 2024 do të jetë 3.9%

Extra AL PVC

Projeksionet e BQK-së për vitin 2024 sugjerojnë për një rritje ekonomike prej 3.9 për qind si rezultat i rritjes së të ardhurave reale të disponueshme, për shkak të rënies së inflacionit dhe rritjes së burimeve të tjera të financimit.

BQK në raporton “Vlerësimi Tremujor i Ekonomisë shkruan se në TM1 2024 se është shënuar ngadalësim i rritjes (3.3 për qind), si pasojë e vlerësimeve për rënie të eksportit të mallrave si dhe rritjes së importit të mallrave dhe shërbimeve, përderisa investimet e përgjithshme, konsumi, si dhe eksporti i shërbimeve, vlerësohet se ndikuan pozitivisht rritjen e BPV-së.

Në këtë raport flitet edhe për perspektivën e inflacionit në Kosovë, raporton RTK.

“BQK parashikon që inflacioni në vitin 2024 të ngadalësohet në 2.5 për qind. Faktorët që pritet të kontribuojnë në këto dinamika përfshijnë stabilizimin e ofertës dhe çmimeve në tregjet ndërkombëtare krahas ngadalësimit të aktivitetit ekonomik global, trendin zbritës të inflacionit në eurozone, transmetimin e shtrëngimit të kushteve të financimit në kërkesën e brendshme, e të tjera”, thuhet në raport.

Po ashtu në raport flitet për rreziqet e ndërlidhura me inflacionin që anojnë nga kahu i lartë dhe që kryesisht përbëhen nga rreziqet për pengesa në zinxhirët e furnizimit si pasojë e tensioneve gjeopolitike, reduktimin e sasisë së prodhimit nga OPEC+, ndikimin e migrimit potencial në paga pas liberalizimit të vizave, e të tjera.

Ndryshe, ditë më parë Bordi Ekzekutiv i FMN-së përfundoi shqyrtimin e dytë të Kosovës në kuadër të Marrëveshjes Stand-By dhe Marrëveshjes në kuadër të Lehtësimit dhe Qëndrueshmërisë dhe Kërkesës për Modifikimin e Masës së Reformës.

Sipas FMN-së, ekonomia e Kosovës vazhdon të performojë mirë, përkundër një mjedisi sfidues.

“Rritja reale e PBB-së u moderua në 3.3 për qind në vitin 2023, mes kërkesës së jashtme të ndrydhur dhe parashikohet të përshpejtohet në 3.8 për qind në vitin 2024, e nxitur nga kërkesa e brendshme. Inflacioni është ngadalësuar ndjeshëm, duke arritur në 2 për qind nga viti në vit në tremujorin e parë të 2024.

spot_img

Të fundit

Gazetari Krstiq flet për skenar: Bllokimi i rrugëve u organizua dhe u mbështet fshehtë nga kabineti i Vuçiq

Gazetari Branislav Krstiq ka komentuar bllokadën e rrugëve brenda...

Parashikimi i motit për nesër

Të dielen parashihet mot stabil e kryesisht me diell. Temperaturat...

DEGRADIMI I FUTBOLLIT NË KOSOVË

Kosova humbi 0-3 ndaj Rumanise, në një ndeshje që...

Fundjavë me fluks në Morinë, qytetarët e Kosovës për pushime në Shqipëri edhe në shtator

Edhe mëngjesi i kësaj të shtune ka nisur me...

Gazetari Krstiq flet për skenar: Bllokimi i rrugëve u organizua dhe u mbështet fshehtë nga kabineti i Vuçiq

Gazetari Branislav Krstiq ka komentuar bllokadën e rrugëve brenda territorit të Serbisë si reagim ndaj mbylljes së komunave paralele në Veri. Ai ka thënë se...

Parashikimi i motit për nesër

Të dielen parashihet mot stabil e kryesisht me diell. Temperaturat maksimale 29C deri 32C. Nga dita e hënë përkeqësim i motit, me të reshura shiu...

DEGRADIMI I FUTBOLLIT NË KOSOVË

Kosova humbi 0-3 ndaj Rumanise, në një ndeshje që pritej ta fitonim dhe atë për dy arsye kryesore; Sepse jemi ekip më e mire...