Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Ekonomi > BQK-ja ia transferon pjesën e ndashme të fitimit vjetor prej 15 milionë euro Qeverisë

BQK-ja ia transferon pjesën e ndashme të fitimit vjetor prej 15 milionë euro Qeverisë

Banka Qendrore ia ka transferuar pjesën e ndashme të fitimit vjetor prej 15 milionë euro Qeverisë.

Kështu ka bërë të ditur ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, duke deklaruar se prej shpalljes së Pavarësisë kjo është vetëm hera e dytë që ndodh ky transferim.

“Vitin e kaluar ishte hera e parë që ndodhi një gjë e tillë, ku në llogari të Qeverisë u transferuan 10 milionë euro, ndërsa sivjet janë 15 milionë euro si fitim i ndarë nga BQK.”, ka shkruar ai.