Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > BQK i ndan Qeverisë 10 milionë euro nga fitimi vjetor, ministri Murati: Hera e parë që nga shpallja e pavarësisë

BQK i ndan Qeverisë 10 milionë euro nga fitimi vjetor, ministri Murati: Hera e parë që nga shpallja e pavarësisë

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se javën e kaluar, Banka Qendrore e Kosovës, ka transferuar në llogarinë e Qeverisë 10.38 milionë euro në kuadër të ndarjes së fitimit vjetor.

Ai ka thënë se kjo është hera e parë që nga shpallja e pavarësisë.’

‘Edhe një lajm i mirë! Javën që shkoi, BQK ka transferuar në llogari të Qeverisë shumën prej 10.38 milionë euro, në kuadër të ndarjes së fitimit vjetor, ashtu siç parashihet në ligjin për Bankën Qëndrore të Republikës. Kjo shënon herën e parë në historikun e ri të shtetit tonë pas pavarësimit, që një transfer i tillë është mundësuar, falë performancës së mirë financiare të investimeve të BQK-së.’