Kampionati Botëror “Katar 2022” do të vazhdojë sot me disa ndeshje tejet interesante, ku do të zhvillohet xhiro e fundit në Grupet C dhe D.
Dy ndeshjet hapëse të programit të sotëm zhvillohen me fillim nga ora 16:00, ku spikat ajo mes Australisë dhe Danimarkës, të cilat do të luftojnë kokë më kokë për vendin e dytë në Grupin D, raporton KosovaPress.
Ndërkaq, kryendeshja e sotme fillon nga ora 20:00, ku në stadiumin “974” do të përballen Polonia dhe Kombëtarja e Argjentinës.
Kjo përballje do ta përcaktojë fatin e të dyja kombëtareve, ndërsa krahas këtij takimi në Grupin C do të zhvillohet edhe ndeshja mes Arabisë Saudite dhe Meksikës.
Programin e plot të ndeshjeve të sotme të Kampionatit Botëror “Katar 2022” e gjeni më poshtë.
Grupi D
16:00 Australia – Danimarka
16:00 Tunizia – Franca
Grupi C
20:00 Polonia – Argjentina
20:00 Arabia Saudite – Meksika. /TV Arbëria