“Greqia e Qipro në listën ruse të vendeve me “sjellje katastrofike””

Lista e Rusisë me vendet që sipas tyre imponojnë...

Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni Policinë- Dyshohet se vrau një burrë në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka vënë në kërkim të dyshuarin...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

​Bota shënon Ditën e Bamirësisë për nder të Shën Terezës

Extra AL PVC

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë.

Dita Ndërkombëtare e Bamirësisë u krijua me qëllim të sensibilizimit dhe mobilizimit të njerëzve, OJQ-ve dhe palëve të interesuara në të gjithë botën për të ndihmuar të tjerët përmes aktiviteteve vullnetare dhe filantropike.

Kjo ditë shënohet edhe në njohjen e rolit të bamirëseve në lehtësimin e krizave humanitare dhe vuajtjeve njerëzore brenda dhe midis vendeve, si dhe të përpjekjeve të organizatave bamirëse dhe individëve, përfshirë edhe kontributin e jashtëzakonshëm të Shën Nënë Terezës.

Në Agjendën 2030 për Zhvillimin e Qëndrueshëm të miratuar në Shtator 2015, Kombet e Bashkuara pranojnë që çrrënjosja e varfërisë në të gjitha format dhe dimensionet e saj, përfshirë varfërinë ekstreme, është sfida më e madhe globale dhe një kërkesë e domosdoshme për zhvillimin e qëndrueshëm.

Agjenda gjithashtu kërkon një frymë të solidaritetit global, duke filluar nga ndërmarrjet e vogla e deri te kooperativat e mëdha dhe organizatat e shoqërisë civile dhe ato filantropike në zbatimin e Agjendës të përqendruar në nevojat e më të varfërve dhe më të prekurve nga krizat humanitare.

Data e 5 shtatorit për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisëu zgjodh për të përkujtuar përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës së Kalkutës, e cila mori Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979.

Shën Tereza, emri i plotë i së cilës, është Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, ka lindur më 26 gusht të vitit 1910, në Shkup. Ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqen, kurse me 19 tetor të vitit 2003 u shpall e bekuar nga Vatikani.

Për mbi 45 vjet ajo u shërbeu të varfërve, të sëmurëve e jetimëve. Ishte nënë kujdestare e 7,500 fëmijëve në 60 shkolla, ishte nënë që mjekonte 960,000 të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja në botë qe trajtonte 47,000 viktima të lebrozes në 54 klinika, kujdesej për 3,400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh, kishte birësuar 160 fëmijë ilegjitim e bonjakë.

Shën Tereza ndërroi jetë më 5 shtator të vitit 1997 në Kalkuta të Indisë. Ndërsa Papa Françesku më 4 korrik të vitit 2016, duke lexuar formulën e shenjtë në emrin e Zotit ka shpallur Nënë Terezën, si Shën Tereza. Kjo erdhi pas lituanive të shenjta që u bën në Vatikan.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Protesta e paralajmëruar e shqiptarëve në Luginë, Sinani: Të bashkohemi kundër diskriminimit e padrejtësive

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka njoftuar se do...

“Greqia e Qipro në listën ruse të vendeve me “sjellje katastrofike””

Lista e Rusisë me vendet që sipas tyre imponojnë...

Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni Policinë- Dyshohet se vrau një burrë në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka vënë në kërkim të dyshuarin...

Shumë pozita me “u.d” në ministri, konsiderohen të jashtëligjshme

Në Agjencitë e Departamentet e ndryshme të dikastereve të...

Protesta e paralajmëruar e shqiptarëve në Luginë, Sinani: Të bashkohemi kundër diskriminimit e padrejtësive

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka njoftuar se do të mbajnë një protestë në muajin shtator. Sinani përmes një shkrimi në Facebook thotë se kjo...

“Greqia e Qipro në listën ruse të vendeve me “sjellje katastrofike””

Lista e Rusisë me vendet që sipas tyre imponojnë “sjellje shkatërruese në kundërshtim me vlerat shpirtërore dhe morale ruse”, mes të cilave janë Greqia...

Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni Policinë- Dyshohet se vrau një burrë në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka vënë në kërkim të dyshuarin për vrasjen e djeshme në Mitrovicë. Bëhet fjalë për Valdrin Salihun. Postimi i plotë i Policisë: Kërkesë për...