Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Boston Celtics kampioni më i ri i NBA, bëhet skuadra me më së shumti tituj

Boston Celtics kampioni më i ri i NBA, bëhet skuadra me më së shumti tituj

Për skuadrën nga Bostoni, ky është titulli rekord i 18-të në përgjithësi në NBA, dhe i pari që nga viti 2008.

Deri më tani, Celtics ishin të barabartë në numrin e titujve me Lakers, të cilët i fituan 17.

Në ndeshjen e mëngjesit të sotëm, Jayson Tatum i priu me 31 pikë, tetë kërcime dhe 11 asistime, ndërsa Jaylen Brown shënoi 21, me tetë kërcime dhe gjashtë asistime.

Te skuadra humbëse më efikasi ishte Luka Donçic, i cili shënoi 28 pikë dhe pati 12 kërcime dhe pesë kërcime, ndërsa Kyrie Irving u ndal në 15 pikë.

Kujtojmë se Celtics e mbyllën sezonin e rregullt si ekipi me rekordin më të mirë dhe në play-off mposhtën Miami Heat (4:1), Cleveland Cavaliers (4:1), Indiana Pacers (4: 0) dhe Dallas Mavericks (4:1).