Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Borrell, pas takimeve me Kurtin dhe Vuçiqin: Stabiliteti në rajon arrihet vetëm përmes normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi

Borrell, pas takimeve me Kurtin dhe Vuçiqin: Stabiliteti në rajon arrihet vetëm përmes normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka konfirmuar se ka takuar Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Stabilitet i qëndrueshëm dhe paqja në rajon mund të arrihen vetëm përmes normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Borrell në profilin e tij zyrtar në Twitter.

“Rruga drejt kësaj kalon përmes dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”.

Takimet Borrell-Kurti dhe Borrell-Vuçiq janë zhvilluar në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë.