Ish-përfaqësusesi i lartë i BE’së, Joseph Borrell ka kritikuar sjelljen e presidentit amerikan Donald Trump dhe zëvendëspresidentit JD Vance gjatë takimit me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenksy në Shtëpinë e Bardhë.
Borrell përmes një shkrimi në X tha se Trump dhe Vance kanë dhënë një shfaqje të turpshme.
Ai thekson se ka qenë dhe është me Zelenskyn.
“Trump dhe Vance kanë dhënë një shfaqje të turpshme. Jam i turpëruar nga ajo sjellje. Shtetet e Bashkuara meritojnë diçka më të mirë. Bota e lirë duhet ta mbështesë Ukrainën. Unë isha dhe ende jam me Zelenskyy”, shkroi Borrell.
Theksojmë se takimi mes Trump dhe Zelensky ishte me plotë tensione dhe përplasje, ku në fund edhe u anulua konferenca e përbashkët për shtyp. Zelenksy menjëherë la Shtëpinë e Bardhë.