Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Borrell: Kam propozuar largimin e masave për Kosovën, u mbetet shteteve të BE-së të votojnë

Borrell: Kam propozuar largimin e masave për Kosovën, u mbetet shteteve të BE-së të votojnë

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka thënë ka rekomanduar largimin e masave të vendosura ndaj Kosovës në Këshillin e Evropës.

Në një konferencë për media, ai ka deklaruar se është në dorë të shteteve anëtare që të vendosin për largimin e masave të vendosura ndaj Kosovës.

“Rekomandimi im ka qenë të largohen masat, ka qenë i qartë. Vendimi si gjithmonë i takon shteteve anëtare të vendosin në Këshill të Evropës”, ka thënë Borrell.

Ai është në prag të përfundimit të mandatit të tij si shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, në këtë konferencë e dha edhe një porosi për Kosovën dhe Serbinë.

“Pres nga Kosova dhe Serbia të adresojnë dhe të zgjidhin çështjet e hapura mes tyre në kornizën e procesit të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”.

Powered by WordPress