Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Borrelli pritet që javën e ardhshme ta dorëzojë raportin për masat ndaj Kosovës

Borrelli pritet që javën e ardhshme ta dorëzojë raportin për masat ndaj Kosovës

Gjatë javës së ardhshme pritet që shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, të dorëzojë raportin lidhur me mundësinë e heqjes së masave ndaj Kosovës.

Ky raport duhet t’iu dorëzohet shteteve anëtare të cilat më pas shqyrtojnë nëse janë pjekur kushtet për heqjen e masave, të cilat BE i kishte vendosur vitin e kaluar.

Akoma mbetet e paqartë nëse Borrell do të rekomandojë qartazi heqjen e masave që do ndihmonte marrjen e vendimit në këtë drejtim, raporton RTK.

Burimet diplomatike qartësojnë se gjithçka do vret nga terminologjia si dhe qasja të cilën shefi i diplomacisë evropiane do e përdorë në raport.

Nëse ai do i referohet vetëm kërkesave të cilat BE i kishte parshtruar autoriteteve të Prishtinës në qershor të vitit të kaluar e të cilat kishin të bëjnë me hapat drejt de-përshkallëzimit të lidhura me procesin zgjedhor në katër komunat e veriut, atëherë, këto burime konsiderojnë se rekomandimi për heqjen e masave është i mundshëm.

Sidoqoftë, veprimet e fundit lidhur me operacionet policore në institucione financiare  të Serbisë në veri, pritet të përmenden në raport. Këtë e ka konfirmuar më herët edhe zëdhënësi i BE-së Peter Stano. Mirëpo gjithçka do varet nga ajo se në çfarë konteksti do përmenden këto operacione.

Burimet e informuara lidhur me përpilimin e raportit tërheqin vërejtjen se masat janë vendosur për arsye specifike, dhe në të rast edhe rekomandimi për heqjen e tyre do duhej të bohet pikërisht mbi këto arsye.

Dorëzimi i raportit, qoftë edhe me rekomandim të qartë nuk nënkupton heqjen e menjëhershme të masave. Ky raport vetëm do iu shërbej vendeve anëtare që ta kthejnë këtë çështje ne agjendë dhe në periudhën në vijim, të nisin të shytojnë mundësinë e heqjes së masave.

Raportin e Borrellit e kishin kërkuar ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së, në debatin e parë ku është diskutuar heqja e masave, pak ditë pas votës së përsëritjes në veri, që u mbajt më 21 prill. Atëbotë shumica e shteteve anëtare u shpreh pro heqjes së masave dhe e vetmja paqartësi ishte e lidhur me të nëse masat duhet të hiqen krejtësisht apo në mënyrë graduale.

Ndryshe, masat ndaj Kosovës ishin vendosur në mesin e muajit qershor të vitit të shkuar si reagim i Brukselit ndaj përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veri të Kosovës, pas zgjedhjeve lokale në katër komunat e veriut.

Në mes tjerash u suspenduan takimet me zyrtarët kosovar, pos tyre takimeve që adresonin krizën; u suspenduan takimet ne kuadër të  Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit; u suspenduan fondet nga instrumentet e pra-anëtarësimit si dhe u nuk u morën përsysh projektet që i dorëzoi Kosova në kuadër të Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor.

Powered by WordPress