Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Maqedoni > Borell: Duam ta shohim Maqedoninë e Veriut si përparon drejt BE-së

Borell: Duam ta shohim Maqedoninë e Veriut si përparon drejt BE-së

“Duam ta shohim Maqedoninë e Veriut se si përparon në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, tha përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Josep Borell në X duke informuar për takimin e tij me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski në margjinat e Samitit të NATO-s në Uashington.

“Jam i lumtur që u takova me ministrin e ri të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski. Maqedonia e Veriut është aleatja jonë e fuqishme. Marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal duhet të mbeten prioritet për vendin. Duam ta shohim Maqedoninë e Veriut se si përparon në procesin e anëtarësimit në BE”, shkroi Borell në postim.

Mucunski ishte pjesë e delegacionit të Maqedonisë së Veriut i kryesuar nga kryeministri Hristian Mickoski i cili gjatë tri ditëve mori pjesë në takimin e shefave të shteteve ose qeverive të anëtarëve të NATO-s që u mbajt në Washington.

Në përbërje të delegacionit ishin edhe ministrat e Mbrojtjes dhe të Punëve të Brendshme, Vllado Misajllovski dhe Pançe Toshkovski.

Themes by WordPress