Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Moti > Borë, shi e ulje e temperaturave – parashikimi i motit për sot dhe dy javët e ardhshme

Borë, shi e ulje e temperaturave – parashikimi i motit për sot dhe dy javët e ardhshme

Mot i thatë parashihet të mbajë sot, derisa temperaturat minimale zbresin në -1C e 2C, derisa ato maksimale shkojnë deri në 5C e 7C, sipas “Mendimi për motin”.

Të dielën pritet mot kryesisht me diell, pas mëngjesit me mjegull në ultësira.

“Temperaturat shënojnë rritje në 9C e 11C. Vransira kalojnë më shpesh të hënën dhe të martën, e të reshura shiu paraqiten ditën e mërkurë, me temperatura maksimale që shkojnë deri në 12C e 13C”, thuhet në njoftim.

Gjatë javës së parashihen periudha me shi e borë. Temperaturat fillimisht në rritje më pas në rënie.

“Sipas trendeve të fundit, pas një rritje të temperaturave në fillim të javës, në 12C e 14C, sinjale për të reshura më të shumta shfaqen nga mesi i javës, që me një rënie të temperaturave ka gjasa të përzien apo të shndërrohen në reshje bore. Maksimalet zbresin në 3C e 4C, derisa minimalet deri në -3C e -5C.
Në javën e fundit të nëntorit, pas datës 25, mund të ketë më shumë vransira, e sinjalet për të reshura mbesin, si një indikator për mot të ndryshueshëm dhe periudha me të reshura. Temperaturat për momentin në modelet, si europiane e amerikane tregojnë për një tendencë të rritjes së temperaturave në 11C e 12C”, thuhet në njoftim.

Themes by WordPress