Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Bordi i ri anulon konkursin për pozitën e kryeshefit ekzekutiv në KRU Hidrodrini në Pejë

Bordi i ri anulon konkursin për pozitën e kryeshefit ekzekutiv në KRU Hidrodrini në Pejë

Bordit i ri ri, i përkohshëm i KRU Hidrodrinit, e ka anuluar në një mbledhje të sotme konkursin për pozitën e kryeshefit të kësaj ndërmarrjeje në Pejë.

“Në Mbledhjen e sotme konstituive – virtuale, Bordi i përkohshëm i Drejtorëve të KRU ‘Hidrodrini’, në përbërje të znj. Qëndresa Kukaj, znj.Mirjeta Heta, z.Noli Carrabregu dhe z.Samir Lleshi – Drejtorë dhe z. Besnik Zeqiraj – U.D. Kryeshef Ekzekutiv i KRU ‘Hidrodrini’, ka anuluar Konkursin për pozitën Kryeshef Ekzekutiv të kompanisë, me numër 1384 të datës 02 Gusht 2024”, thuhet në njoftim.

Me ndryshim-plotësime, bordi gjithashtu miratoi Statutin e kompanisë.

Në takim u tha se mori pjesë edhe Kreshnike Dreshaj, sekretare e kompanisë.

Sipas njoftimit, aty u diskutuan dhe vlerësuan edhe çështje të tjera të brendshme, “me rëndësi për kompaninë, në interes të drejtpërdrejt të konsumatorëve të zonës së mbulueshmërisë”.

Më 2 gusht të këtij viti kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” në Pejë kishte hapur konkurs për pozitën kryeshefit ekzekutiv, ndërsa sipas njoftimit ky konkurs ka qenë i hapur deri më 2 shtator 2024.