Bora Zemani dhe Donald Veshaj, çifti shumë i përfolur në shtypin rozë raportohet se janë në një pritje të ëmbël.
Kjo është bërë e ditur nëpërmjet një video përmbledhëse të episodit të ardhshëm të “Cherry on Top”, të cilin e moderon vetë moderatorja Zemani.
“Një lumturi kaq e madhe nuk mund të mbahet dot vetëm për vete”, thotë moderatorja në klipin e emisionit.
Në një moment tjetër, Donaldi i afrohet dhe më pas i puth dorën.
Emisioni “Cherry on Top” sapo ka nisur dhe moderohet nga vetë Bora Zemani, dhe ekskluziviteti dhe detajet shpalosen zyrtarisht të premten. /Telegrafi/