Blog Post

Arbëria TV > Lajme > ​Bora vështirëson qarkullimin e automjeteve në disa rrugë

​Bora vështirëson qarkullimin e automjeteve në disa rrugë

Bora që nisi të bie mbrëmë e që po vazhdon edhe sot, ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve në rrugën Prishtinë-Pejë, si dhe në disa rrugë regjionale.

Vështirësi në qarkullim është raportuar edhe në disa rrugë që menaxhohen nga komunat e Kosovës. Megjithatë, rrugët kryesore në kryeqytet në mëngjesin e sotëm janë të pastruara.

Ndërkohë, sipas Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës vikendi do të jetë me mot të paqëndrueshëm, pasi e shtunja do të jetë me borë, ndërsa, e diela me diell.