Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Bora bllokon qarkullimin për kamionë në rrugën Pejë–Kullë–Rozhajë

Bora bllokon qarkullimin për kamionë në rrugën Pejë–Kullë–Rozhajë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se si pasojë e reshjeve të borës, rruga Pejë–PKK Kullë–Rozhajë dhe anasjelltas është bërë e pakalueshme për kamionë.

Sipas njoftimit, automjetet e udhëtarëve mund të qarkullojnë, por vetëm me pajisje dimërore të domosdoshme.

“Ju njoftojmë se rruga Pejë-PKK Kullë-Rozhajë dhe anasjelltas nga reshjet e borës është e pa kalueshme për kamionë ndërsa për automjete të udhëtareve të domosdoshme janë paisjet dimërore“, thuhet në njoftim.