Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Bombat bërthamore amerikane në Britani? Përparojnë planet për ndërtimin e strukturës, reagon Moska

Bombat bërthamore amerikane në Britani? Përparojnë planet për ndërtimin e strukturës, reagon Moska

Planet për të dislokuar armë bërthamore amerikanë në një bazë ajrore të Suffolks në Britaninë e Madhe kanë përparuar.

BBC, që citon dokumente të departamentit të mbrojtjes në SHBA, bën të ditur se një kontratë është firmosur për ndërtimin e vendstrehimeve për mbrojtjen e trupave që do të garantojnë sigurinë e depove të armeve në bazën e Raf Lakenheath.

Sipas dokumenteve, bëhet fjalë për punë përgatitore për misionin e ardhshëm bërthamor në zonë.

Forcat ajrore dhe departamenti i mbrojtjes në SHBA nuk i janë përgjigjur kërkesës për komente ndërsa përmendin marrëveshjen e kahershme mes anëtarëve të NATO-s, për të mos specifikuar lokacionin e armatimeve bërthamore.

Na mars të vitit 2023 një dokument nga zyra amerikan e zv/sekretarit të mbrojtjes, zbuloi se 50 milion dollarë do të lëvroheshin për të ndërtuar një strukturë të njohur si “kazerma e sigurisë’ në RAF Lakenheath.

Kjo frazë besohet se i referohet depozitimit të armatimeve bërthamore. Më vonë, në shtator u publikua një njoftim për dhënien e kontratave të qeverisë amerikanë i cili tregoi se si do të shpenzoheshin 924,000 dollarë për ndërtimin e objekteve të njohura si “strehime të forta të sigurisë balistike”.

22 kabina të manovrueshme dhe rezistente ndaj shpërthimeve janë parashikuar të ndërtohen me metal antiplumb në bazën e Suffolk.

Specifikimi për dritaret, përfshin xham që do ti rezistonte impaktit nga plumba të kalibrit 30. Kjo do të ishte hera e parë në më shumë se 15 vjet që shtetet e bashkuara dërgojnë armatime bërthamore në tokën amerikane.

Bombat që pritet të dërgohen atje, janë të modelit B 61-12, tre herë më të fuqishme se ajo e Hiroshimës. Rusia është kundërpërgjigjur se do të marrë masa kompensuese ndaj një lëvizje të tillë.

 

 

 

Powered by WordPress