Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > “Boll me Southgate”, legjenda angleze i prerë: Besojini këtij trajneri

“Boll me Southgate”, legjenda angleze i prerë: Besojini këtij trajneri

Dështimi i radhës i kombëtares angleze ka trishtuar jo pak tifozët e zjarrtë ishullorë. Mes tyre edhe Gary Lineker, ish-sulmuesin historik të “Tre Luanëve”, i cili cilëson trajnerin Gareth Southgate si fajtorin kryesor.

Angli mbërriti për herë të dytë radhazi në finalen e një Europiani, kompeticion që nuk e ka fituar kurrë më parë. Në “Olympiastadion” erdhi humbja 2-1 kundër Spanjës, disfatë plotësisht e merituar.

Lineker shpreson të mos e shohë më Southgate në pankinën e kombëtares së tij. Teksa i ka idetë e qarta në lidhje me zëvendësuesin e ish-mbrojtësit anglez.

Jurgen Klopp është i preferuari i Lineker, një emër për të cilin bien dakord pothuajse të gjithë në Angli.

Gjermani, prej vitesh një ndër trajnerët më të suksesshëm në qarkullim, po shijon pushimet pas përfundimit të aventurës 9-vjeçare me Liverpoolin.

Klopp e ka shprehur shumë herë që do të qëndrojë të paktën një vit pushim, por emri i tij ka nisur të lidhet me stolin e kombëtares angleze.

“FA duhet të bëjë të pamundurën për Jurgen Klopp. Trajneri është i lirë, gjithashtu ka pushuar mjaftueshëm“, u shpreh Lineker.

Powered by WordPress