Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > “Boksierja e momentit” e fiton medaljen e artë

“Boksierja e momentit” e fiton medaljen e artë

Prej nisjes së turneut olimpik të boksit në kategorinë deri në 66 kilogramë, nuk kishte dyshim se Imane Khelif do të jetë favoritja kryesore për të triumfuar.

Boksierja e shumëpërfolur nga Algjeria i shkoi deri në fund turneut dhe u stolis me medalje të artë.

Të premten, ajo me vendim unanim fitoi 5:0 në finale ndaj kinezes Liu Yang, në kategorinë deri në 66 kilogramë.

Khelifi ka festuar në mes të ringut dhe më pas shkoi tek ekipi i trajnerëve të cilët e kapën në krah dhe lëvizën me të në ring.

Khelif ishte në qendër të vëmendjes në Lojërat Olimpike “Parisi 2024” pas akuzave se është mashkull. 25-vjeçarja është biologjikisht femër, por u konstatua se ka tepricë të hormoneve mashkullore.

Ajo i solli medaljen e parë Algjerisë në “Parisi 2024”.

Powered by WordPress