Boksieri shqiptar, Driton Mustaf Muharremi, nga Drenoci i Rahovecit, i cili është duke shkuar hapave të suksesit në boks, mposhti serbin Nicola Savic pas 3 raundeve në kategorinë e peshave të rënda.
Ky është fillimi i tij në boksin profesionist e që shumë shpejt mund ta shohim edhe si kampion europian e botëror.
Dritoni migroi në Austri gjatë luftës e qysh në moshë të vogël pasion e kishte boksin.
Ndeshja u zhvillua të shtunën më 01.07.2023 ne Austri, ku pas vendimit të gjyqtarit të tre raundet u fituan nga Driton Muharremi.
Ky ishte nje meç me rëndësi per Dritonin i cili ua dedikoi dëshmorëve të Kosovës e ne veçanti Rahovecit.
/TV Arbëria