Thomas Seres, i cili është një boksier i verbër, do të përballet me një kundërshtar me shikim të plotë në një ndeshje boksi bamirësie muajin e ardhshëm.
Seres vuan nga glaukoma e rëndë kongjenitale, dhe është i vendosur për një sfidë të madhe në luftën e tij debutuese, kur ai do të përballet me një kundërshtar me shikim të plotë në mars, raporton KosovaPress.
Por, kjo nuk e ka penguar 23-vjeçarin të premtojë gjithçka në ring, pavarësisht se i duhet një bastun për të ecur dhe nuk mund të shohë më shumë se tre metra para tij.
Seres mbetet i sigurt për shanset e tij dhe i ka bërë thirrje kundërshtarit të tij të mos përmbahet, duke paralajmëruar se do ta paguajë nëse merr ndonjë trajtim të veçantë.
Në vend të një lufte bamirësie, boksieri i verbër nga Barnsley dëshiron një duel të përgjakshëm, për të shënuar ndeshjen e tij të parë në ring.
“Gjithmonë kam dashur të boksoj, por nuk e kam menduar se mund ta bëj derisa u futa në një palestër boksi”, tha Seres.
“Do të jap maksimumin në ndeshje, pavarësisht a fitoj, humbas apo barazoj. Boksi është një sport mjaft i afërt, kështu që është në favorin tim, por do të luftoj duke parë disa nga grushtet që vijnë. Shpresoj që ai të mos ma bëjë të lehtë veç se jam i verbër. Ai do ta paguajë nëse e bën. Kam një goditje që të nokauton”, tha më tej Seres.
Pavarësisht problemeve me shikimin e tij, Seres fitoi një çertifikatë të nivelit të dytë të boksit në fillim të janarit dhe aktualisht po e përvetëson zanatin e tij për tre ditë në javë.
Seres i është nënshtruar më shumë se 60 operacioneve që nga lindja për të menaxhuar gjendjen e rrallë që prek sytë e tij. /TV Arbëria