Një intervistë e kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku e dhënë në T7 ku kërkonte që të verifikohej ai që e quan “Grupi i Tiranës” meqë nxisin qëndrime anti-amerikane ka rezultuar me reagime të ashpra të zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje nga Tirana.
Pas Elvis Hoxhës dhe Hysamedin Ferajt të cilët e kanë quajtur Abdixhikun “skizofren i vogël” ka reaguar edhe anëtari tjetër i VV-së nga Tirana, Boiken Abazi.
Abazi ka thënë se VV e kishte ndalur Asociacionin në vitin 2015 dhe se do ta ndalë edhe tani, derisa ka thënë se e përshëndet Abdixhikun me një fotografi nga Tirana duke e quajtur edhe “djali i dashuruar me Zajednicën”
“Zajednicën e ndalëm në vitin 2015, do ta ndalim edhe tani. Një foto përshëndetëse nga Tirana për Lumirin, djalin e dashuruar me Zajednicën”, ka shkruar Abazi.
/TV Arbëria