Në shënimin e 19 vjetorit të LVV-sw, Saranda Bogujevci, tha se është nder dhe krenari të qënit pjesë e VV-së.
“Kemi pas shumë sfida, si vend edhe si Lëvizje, por me rëndësi është se ia kemi dalë. Atë që e kam mësuar sa kam qenë pjesë e Lëvizjes është aktivizimi direkt në shërbim të vendit”, tha Bogujevci.
“Nga momenti që më është dhënë mundësia të jem pjesë e Lëvizjes e kam kuptuar se gjithçka është e mundshme. Kur jemi bashkë dhe qëllimet i kemi të thjeshtë në shërbimin ndaj vendit është më e bukura”, shtoi ajo.