Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Bodo një nga tre Kryeqytetet e Kulturës Evropiane 2024

Bodo një nga tre Kryeqytetet e Kulturës Evropiane 2024

Bodo në Norvegji është kryeqyteti i tretë i Kulturës Evropiane 2024. Ky qytet ndodhet lart në veri, në bregun perëndimor të Norvegjisë, duke e bërë atë Kryeqytetin të Kulturës Evropiane në veri të Rrethit Arktik.

Me më shumë se 1000 aktivitete, Bodo dhe rajoni përreth Nordland duan të tregojnë se jo vetëm kanë natyrën e Arktikut që të mahnit, por edhe një kulturë tërheqëse. Organizatorët shpresojnë të tërheqin më shumë se 500.000 vizitorë gjatë gjithë vitit.

Rajoni është i madh: Një udhëtim nëpër Nordland nga veriu në jug përshkon plot 800 kilometra.

“Bodo2024” është projekti më i madh kulturor që zhvillohet në Norvegjinë veriore deri më sot. Bodo synon të jetë kryeqyteti më i qëndrueshëm i Kryeqyteteve të Kulturës Evropiane. Në pranverë, ai do të presë atë që organizatorët e quajnë “koncerti më i qendrueshëm në botë”, i titulluar “Muzikë e pastër”.

Popullsia indigjene në fokus të veprimtarive

Kultura e Samëve, popullit indigjen të rajonit, do të ketë gjithashtu një fokus të veçantë, duke përfshirë një produksion teatror muzikor me shumë pjesë.

Shumë evente në kuadrin e Kryeqytetit të Kulturës Evropiane 2024 kanë një lidhje me Gjermaninë, duke përfshirë ceremoninë e hapjes më 3 shkurt. Ajo do të festohet me një ngjarje spektakolare në port me ansamblin artistik të Berlinit Phase7, në një skenë lundruese të ndërtuar posaçërisht.

Një veprimtari e rëndësishme në natyrë është planifikuar për “Pragun e Mesit të Verës” më 22 qershor, kur mund të shijojet dielli i mesnatës (dita më e gjatë e vitit). Dhe Festivali i parë i Nordland Light do të mbahet në nëntor dhe dhjetor kur ditët të shkurtohen përsëri./DW

Powered by WordPress