Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Bllokimi i ‘Rrota Ferris’ në Prishtina Park, ky është sqarimi nga kompania

Bllokimi i ‘Rrota Ferris’ në Prishtina Park, ky është sqarimi nga kompania

Mbrëmë disa qytetarë kanë mbetur të bllokuar në rrotulluesen që gjendet në Prishtina Park, vend ky që është hapur së fundmi në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Në video shihet që qytetari që mbeti në rrotulluese incizion momentin. Kjo ka shkaktuar panik tek personat që kanë mbetur të ngujuar në rrotulluese.

Kompania përgjegjëse për operimin dhe sigurinë e vizitorëve në këtë park kanë thënë se qytetarët tashmë janë duke zbritur.

“Për hir të transparencës, deshëm të ju informojmë se qytetarët tashmë janë duke u zbritur nga atraksioni në fjalë, me anë të intervenimit të teknikëve dhe disa nga organet e rendit”- ka thënë Taulant Ferizi nga kompania Adrenalina IB, raporton kallxo.com.